Foto 1 Foto 2 Foto 3
24/7 Mbështetje • Staf teknikësh të licencuar

Shërbim i besueshëm Mirëmbajtje e Hyrjes dhe Ashensorit

Mirëmbajmë dyert e hyrjes, pastërtinë e objektit, ashensorët, kontrollin e qasjes, sistemet e sigurisë - me shërbim i cili u paraprin prishjeve, me reagim të shpejtë dhe me çmime transparente. Shërbimet tona mbulojnë momentalisht qytetin e Prishtinës dhe Fushë Kosovës.

99.7%
Përqindja e funksionalitetit vjetor pa prishje në gjithsej objektet nën menaxhim
20m
Mesatarja kohore për të ndërhyrë në ndonjë prishje në cilindo qytet
7+ vite
Përvojë në lëminë e mirëmbajtjes së banimit

Shërbimet bazë

Prej shërbimeve të mirëmbajtjes bazike e deri tek modernizimi i hyrjes, ekipi ynë do të mbulojë çdo nevojë lidhur me mirëmbajtjen e objektit tuaj dhe ashensorëve.

Mirëmbajtje preventive

Realizim të shërbimeve në bazë të kalendarit të paracaktuar me qëllim të minimizimit të parregullsive apo prishjeve dhe zgjatjes së jetëgjatësisë së paisjeve dhe pjesëve të ashensorëve, dyerve, ndriçimit, kontrollit të qasjes apo ndonjë elektronike tjetër.

Riparime emergjente

Gjetje të menjëhershme të defekteve dhe riparim i tyre. Koha mesatare e arritjes në qytet, me pjesë rezervë të cilat janë kritike, si dhe realizimi i riparimit është: 20 min.

Siguria dhe Pajtueshmëria Ligjore

Testet e sigurisë, raportet e inspektimit, si dhe dokumentaci tjetë është i harmonizuar me standarde të BE-së dhe ligjet vendore.

Kontrolli i qasjes

Sisteme të hyrjes, interfonë, çipa, si dhe teknologji tjera të hyrjes siç janë panelet me butona pa kabllo tëç dukshme dhe me sisteme të sigurta.

Dyer dhe Porta

Dyer rrëshqitëse, dyer ndarëse, porta garazhi, si dhe instalim, servisim dhe modernizim të dyerve të daljes në rast zjarri.

Modernizim

Avancim të kontrollit, sisteme efiçiente të energjisë, ndriçim LED, si dhe renovim të kabinave dhe kanaleve të ashensorit për lëvizje më të papenguar.

Pse shumë objekte po e zgjedhin kompaninë Toni Group?

Kulturë shërbimi e cila është e bazuar në intervenim të shpejtë, komunikim të qartë, si dhe kujdes i cili u paraprin prishjeve. Banorët e objektit tuaj do ta vërejnë dallimin.

  • ✅ Kosto të thjeshta dhe kontrata me çmime fikse
  • ✅ Përgjigje në thirrje 24 orë në ditë 7 orë në javë, mbështetje përmes Viber dhe WhatsApp
  • ✅ Raport digjital të ndërhyrjes dhe raport me fotografi
  • ✅ Regjistër i ndërrimit të pjesëve rezervë dhe garancioneve të tyre
  • ✅ Punonjës teknikë të pëlqyeshëm dhe të besueshëm për banorët

Ekipi ynë

12 punonjës gjithsej (pastrim & mirëmbajtje).

Veton Kafexhiu

Veton Kafexhiu

CEO

Themelues i kompanisë. Rreth 10 vite përvojë në mirëmbajtje dhe menaxhim teknik.

Fisnik Mjeku

Fisnik Mjeku

General Manager

Koordinon ekipet, oraret dhe planet. Siguron komunikim të qartë me banorët.

Enes Pllana

Enes Pllana

Finance Officer

Menaxhon financat, ofertat dhe përpunon pagesat.

Foto e ekipit të Toni Group
Ekipi i Toni Group — 12 punonjës (pastrim & mirëmbajtje)

Kontrata të thjeshta, Transparente

Zgjedhni kontratë që përputhet me nevojat e objektit tuaj. Anuloni kontratën apo zgjerojeni atë kurdo që të dëshironi. Për klientë me njësi të shumta ofrojmë Kontrata mbi Shërbim.

Ideal për hyrje të vogla

Pako Bazik

€8/muaj për Mirëmbajtje
  • • Vizita preventive çdo tremujor
  • • Mbështetje me Telefon dhe Mesazh
  • • Raport bazik lidhur me pajtueshmërinë ligjore
Zgjedhni kontratën Bazike
Më e kërkuara

Pako Plus

€12/muaj për Mirëmbajtje dhe Ashensor
  • • Vizita preventive çdo të dytin muaj
  • • Përgjigje me prioritet në telefon 24/7
  • • Raporte digjitale me foto
  • • Zbritje në pjesë rezervë
Zgjedh Pako Plus
Objektet me qarkullim të madh

Pako Pro

E personalizuar /sipas objektit
  • • Inspektime javore
  • • Menaxher të dedikuar për kontratë
  • • Set pjesësh rezervë në objekt
  • • Marrëveshje shërbimi dhe raportim
Interesohu për Pako Pro

Merr çmim

Na përshkruani objektin tuaj dhe planimetrinë aktuale. Ne do t'ju përgjigjemi me ofertë brenda 1 ditë pune.

Viber WhatsApp Telegram